Transmetuar më 02-12-2020, 20:02

Ai bëri bujë pak ditë më parë kur tha se e kishte bërë katër herë tamponin, kur dy herë doli pozitiv dhe dy herë të tjera negativ.

Sipërmarrësi amerikan dhe pronari i SpaceX, Elon Musk, duket se tashmë e ka harruar koronavirusin.

Ai ka njoftuar datën e shumë pritur nga njerëzit se kur do të mund të udhëtojnë për në planetin Mars.

Duke folur në ndarjen e çmimeve Axel Springer në Gjermani, ai është shprehur se “ndoshta do të bëhet për 6 vjet. Nëse jemi me fat, mbase 4 vjet më vonë”.

Musk gjithashtu tha se një anije pa njerëz është planifikuar të dërgohet në Mars brenda dy viteve, dhe kapsula “Crew Dragon” e prodhuar nga “Space X”, ka filluar testimin.

Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker nga NASA si dhe Soichi Noguchi nga Agjencia e Kërkimeve Hapësinore Japoneze janë dërguar në stacionin hapësinor me kapsulën e Creë Dragon.

E ndërsa shkenca po eksploron Marsin, deri tani nuk ka qenë në gjendje të sfidojë një “mikrob të padukshëm”, që po trondit njerëzimin, siç  është pandemia e këtij viti, Covid-19./a.m/NOA.al