Transmetuar më 30-11-2020, 20:36

FMN ka publikuar raportin për Shqipërinë.

Sipas Raportit, vendi ynë është prekur rëndë nga pandemia dhe tërmeti duke bërë që në 2020 defiçiti të jetë në 10 %.

Ekonomia pritet të tkurret me 7.5 për qind për vitin që po lëmë pas, por pritet të ketë sërish rritje në vitin 2021-2022.

Gjithashtu për menaxhimin e situatës Covid, raporti i FMN thotë se pandemia ka pasur ndikim negativ.

Për përballimin e situatës, sipas këtij raporti, qytetarët dhe biznesët kanë marrë ndihmën më të ulët në rajon

Shqipëria ka kapacitet për të paguar borxhin tonë, por janë shtuar rreziqet financiare. Ekonomia pritet të goditet këtë vit me 7.5%. Rreziqet negative janë në rritje pasi edhe rastet e infektimit janë shtuar.

Një pandemi më e rëndë, thuhet në raport, do të godiste më tej ekonominë, si pasojë e rënies së turizmit të remitancave si dhe kushteve financiare.

Borxhi publik vlerësohet i lartë dhe në rritje është nje nga rreziqet kryesore si dhe kemi rrezik nga kreditë me probleme.

Po ashtu nënvizohet se rreziqet kryesore që janë rritur janë borxhi, pandenia, dobësitë në menaxhimin e financave, euroizimi (përdorimi në masë i euros) dhe kreditë me probleme.

Pjesë nga raporti:

“Shqipëria vazhdon të preket rëndë nga pasojat e tërmetit dhe pandemisë. Autoritetet iu përgjigjën menjëherë goditjeve dhe stabiliteti makroekonomik dhe financiar deri më tani janë ruajtur. Ekonomia pritet të tkurret me 7½ % për 2020 dhe të rimëkëmbet gradualisht në 2021-22 ndërsa goditjet ulen dhe shpenzimet e rindërtimit rriten”.

“Inflacioni pritet të mbetet i ulët para se të konvergojë në objektivin 3 për qind për periudhën afatmesme. Deficiti i llogarisë korente parashikohet të zgjerohet në më shumë se 10% d të PBB-së në 2020, por rezervat ndërkombëtare ka të ngjarë të rriten pak, duke mbetur në një nivel të rehatshëm”, thuhet ndër të tjera në raportin e FMN”.

“Perspektiva i nënshtrohet një pasigurie të madhe me rreziqe në dobësim. Rreziqet negative janë duke u rritur pasi infeksionet e reja janë rritur ndjeshëm në Shqipëri dhe shumë vende të tjera të Evropës në vjeshtë”.

“Një pandemi më e rëndë do e dëmtojë më tej perspektivën ekonomike të Shqipërisë, përmes turizmit më të dobët, remitancave, kërkesës së jashtme dhe IHD-ve, si dhe kushteve më të ngushta financiare. Presionet e mëdha të zhvlerësimit mund të sjellin rreziqe të bilancit të gjendjes duke dhënë hua të pambrojtura në valutë të huaj, megjithëse mbulimi i konsiderueshëm i rezervës do të ishte një faktor zbutës”.

“Borxhi publik i ngritur i Shqipërisë, nevoja të mëdha për përmbushje, rreziqe fiskale në rritje dhe një nivel relativisht i lartë i kredive me probleme (NPL) paraqesin gjithashtu sfida”.

/a.m/NOA.al