Transmetuar më 30-11-2020, 00:01

Pavarësisht rritjes se rasteve me koronavirus spitalet COVID kanë ende kapacitetet mjaftueshëm për të trajtuar të sëmuret.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se janë parashikuar te gjitha skenarët dhe qytetareve nuk do t’iu mungoje asnjë moment shërbimi.

“Deri tani janë ezauruar disa skenarë, jemi tek skenari 3 do hapet COVID4, kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë dhe në banesë dhe në hotele dhe në korridore qytetaret do ti trajtojmë në çdo mënyrë”, tha Brataj gjatë një interviste për TV Klan.

Në drejtim të numrit 127 mesatarisht shkojnë 3 mijë thirrje në ditë një pjesë e të cilëve janë me COVID. Sipas Bratajt disa kanë marrë shërbim në banesë e të tjerë që kanë qenë të rënduar janë transportuar në 3 spitalet COVID ku aktualisht por trajtohen rreth 471 pacientë.