Transmetuar më 29-11-2020, 23:28

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Itali.

Ngjarja, sipas mediave vendase, ka ndodhur në Ferrara.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 të kësaj të diele pranë Celletta-s.

Viktima është një i ri 22-vjeçar me origjinë shqiptare, Gevis Muhaj, i cili jetonte në San Biago të Argenta.

I riu shqiptar, sipas mediave italiane punonte mekanik dhe në drekë po kthehej për në shtëpi, kur në të dalë të një kthese humbi kontrollin e makinës së tij tip “Ford” duke u përplasur me një pemë./noa.al/