Transmetuar më 29-11-2020, 21:07

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Itali.

Ngjarja, sipas mediave vendase, ka ndodhur në Ferrara.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 të kësaj të diele pranë Celletta-s.

Viktima është një i ri 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte në San Biago të Argenta.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane.

Ai udhëtonte me makinë kur në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge.