Transmetuar më 29-11-2020, 12:57

Një 28-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person në qytetin e Beratit.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrim” të këtij qyteti, ku shtetasi H.Z., është konfliktuar me shtetasin K.K., 27 vjeç, banues në lagjen "30 vjetori" të Beratit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale "Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve". /e.a/noa.al/