Transmetuar më 29-11-2020, 12:42

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Elvis Koçi Çaushllarin, Feliks Filajn dhe Ersi Çekanin.

Pasi shqyrtoi provat e paraqitura nga Prokuroria e Elbasanit, gjykatësi Tomorr Kullolli mori këtë vendim.

Të rinjtë u arrestuar para pak ditësh pas një konflikti për motive të dobëta që ndodhi në qytetin e Elbasanit, ku i plagosur mbeti Çaushllari, ose i njohur ndryshe si "Vis korçari".

Policia njoftoi se pas të shtënave, ku ai mori një plumb në shpatull, Çaushllari braktisi mjetin duke shkuar për t’u kuruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Feliks Filja dhe Ersi Çekani dyshohet se ishin pjesë e grupit që shkëmbeu zjarr në mes të qyetit. Çekani u arrestua nga policia për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Në kërkim, ndërkohë janë 25-vjeçari Migert Qosja dhe Armand Ceveli, të dy të akuzuar për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në të vërtetë, Ervis Çaushllari, është një personazh i njohur në Elbasan dhe i dyshuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale, por që nuk janë provuar në gjykatë. /e.a/noa.al/