Transmetuar më 29-11-2020, 11:21

Shtatë vjet pas ciklonit "Kleopatra", i cili solli vdekje  dhe shkatërrim, Sardenja shënon viktima të tjera të shkaktuara nga moti i keq.

Tre të vdekur, të gjithë në Bitti, në zonën Nuorese: Giuseppe Mannu, një fermer 55-vjeçar, po kthehej në shtëpi nga fshati dhe u mbyt nga një rrëshqitje dheu; Giuseppe Carzedda, 90 vjeç, u mbyt në shtëpi; Lia Orunesu, 89 vjeçe, humbi jetën e tronditur nga tërbimi i ujit dhe baltës jashtë shtëpisë së saj. Trupi i të moshuarës ende nuk është gjetur.

Bitti, – tashmë i goditur nga përmbytja shtatë vjet më parë, ku u shënua një viktimë (një fermer, trupi i të cilit nuk është gjetur ende, – është një qytezë e shkatërruar. Rrugët e qendrës së banuar janë bllokuar, bodrumet janë përmbytur, makinat e tërhequra nga uji janë përpirë nga rrëshqitjet e tokës, shtëpitë e fshatrave në dalje të fshatit drejt Onanìt nuk ekzistojnë më dhe bashkë me to rrugët rurale dhe urat janë shembur.

Vala e motit të keq nuk i kurseu zonat e tjera të Sardenjës. Rrëshqitje të tokës dhe përmbytje ka pasur në shumë rrugë, si shtetërore dhe provinciale, të cilat janë mbyllur nga autoritetet. Në Cagliari, erërat e stuhishme shkaktuan rënie të pemëve dhe një stuhi e fortë ndodhi në Poetto. /e.a/noa.al/