Transmetuar më 29-11-2020, 08:23

Festimet për 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kanë kaluar çdo kufi, duke mbërritur nga njëri cep i botës tek tjetri.

Pas qiellgërvishtësit të Dubait dhe urës së Bosforit në Stamboll, edhe ujvara e Niagarës në Kanada është ndriçuar me ngjyrat kuq e zi.

Ngjarjen e ka bërë me dije ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, i cili ka publikuar një sërë pamjesh. Vende të ndryshme kanë uruar Shqipërinë në nder dhe respekt të ditës së Pavarësisë.

"Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë, i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik!  Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!", – shkruan ambasadori Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça. /e.a/noa.a/