Transmetuar më 28-11-2020, 21:01

Pak ditë pas ndarjes nga jeta, një 19-vjeçar nga Argjentina pretendon se është djali i Diego Maradonës.

Madje ai ka shkuar edhe më tej duke kërkuar zhvarrosjen e trupit për të bërë testin e AND-së.

Santiago Lara, i ka kërkuar avokatit të tij Jose Nunez që të bëjë një kërkesë në gjykata vetëm disa orë pasi Maradona u varros.

19-vjeçari ka kërkuar që trupi të zhvarroset dhe të dërgohet në një morg të gjykatës, si dhe të bëhet testi i AND-së për të provuar se ai ishte djali i Maradonës.

Nëna e tij ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë, dhe është thënë se ajo ka pasur marrëdhënie me yllin argjentinas. /k.k/noa.al/