Transmetuar më 28-11-2020, 19:28

Zbulohet shkaku i vrasjes me armë zjarri të 46-vjeçarit Ridvan Hysenit, ngjarje e ndodhur sot në Dajç të Shkodrës.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ishte djali i të ndierit që po konfliktohej me disa persona, dhe ai ka shkuar për të sqaruar situatën, por ka mbetur i vrarë brenda në makinë.

FNSH dhe Forcat Speciale Renea, kanë ushtruar disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, por ende asnjë gjurmë.

Ndërkohë, shërbimet e policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk u bëhen me dije gjeneralitetet. /k.k/noa.al/ RENEA niset drejt Shkodrës/ Policia jep detaje pas vrasjes: 46-vjeçari u gjet i pajetë në makinë

Vrasja në Shkodër/ Makina e bërë “shoshë” nga plumbat, ‘plani i detajuar’ i atentatorëve

Përgjaket Dita e Pavarësisë, 46-vjeçari vritet me armë zjarri në Shkodër (EMRI)