Transmetuar më 28-11-2020, 19:03

Me rastin e 108 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kulla më e lartë në Dubai, dhe ndër më të lartat në botë, Burj Khalifa është “veshur” me ngjyrat  kuq e zi.

Për dy minuta, simbolet e kombit qëndruan në kullë, teksa u ekzekutua edhe himni shqiptar.

Ky moment është shpërndarë nga faqja zyrtare në Facebook, me të njëjtin emër si kulla gjigante.

Kujtojmë se Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë, me gjatësi prej 828 metrash.

Shumë zyrtarë të lartë shtetërorë, nga e gjithë bota, kanë përcjellë mesazhe urimi për Pavarësinë e Shqipërisë. /k.k/noa.al/