Një vajzë e re në timon, makina merr para hekurat rrethues të rrugës pranë Lanës (Foto)
Transmetuar më 28-11-2020, 13:27

Një aksident është rregjistruar sot në unazën e Tiranës, pranë Lanës, afër Piramidës.

Makina e një vajze që është përfshirë në aksident rrezikoi të fluturonte drejt e në Lanë.

Fatmirësisht, nuk ka pasur pa asnjë dëm për shoferen, një vajzë e re, apo edhe për kalimtarët.

Makina, tip “Ford” siç tregojnë edhe pamjet ka marrë para kangjellat rrethues të rrugës që rrethon unazën dhe është ndalur.

Nuk dihet shkaku i aksidentit./a.m/NOA.al/