Transmetuar më 28-11-2020, 12:32

Lëvizja Socialiste në Integrim ditën e sotme ka bërë homazhe në Vlorë.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Luan Rama, kanë vendosur kurora me lule para Monumentit të Pavarësisë, te Sheshi i Flamurit.

Ndërkohë e pranishme ka qenë edhe një vajzë 5 vjeeç, e cila i ka kërkuar Kryemadhit të bëjë një foto me të.

Kryetarja e LSI-së e ka pranuar me shumë kënaqësi ftesën dhe e ka pyetur vajzën e vogël se çfarë ka dëshirë të bëhet kur të rritet, Vogëlushja i është përgjigjur se do të bëhet doktoreshë.

Kryemadhi duket se mori përgjigjen e duhur, pasi tha se vendit nuk i kanë mbetur më doktoresha sepse kanë ikur jashtë vendit (shkak i qeverisjes sipas saj) prandaj edhe u gëzua kur mësoi se vajza e vogël dontë të bëhej mjeke.

Kryemadhi: Amares, sa vjeç je?

Vajza: 5

Kryemadhi: Bravo. Çfarë do bëhesh ti kur të rritesh?

Vajza: Do bëhem doktoreshë

Kryemadhi: Aaa, apo s’na kanë mbetur më doktoresha, na kanë ikur.

/a.m/NOA.al