Transmetuar më 28-11-2020, 12:13

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një mesazhi ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë duke theksuar se “patriot është ai qe rri në shtëpi”.

“Dua t’i uroj me zemër të gjithë shqiptarëve gëzuar ditën e pavarësisë! Por kam edhe një lutje për çdo qytetar. Këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull”, tha ministrja.

“Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve”, shkroi Manastriliu në mesazhin e saj të urimit.

Në mbyllje të mesazhit të saj sot në festën e Pavarësisë,  Manastirliu u shpreh besimplotë se vendi do ta përballojë me sukses krizën që ka shkaktuar pandemia.

“Do të vij një kohë kur ndër fitoret më të mëdha që do të rendisim do jetë edhe kjo, fitorja për shëndetin”, – theksoi Ogerta Manastirliu./a.m/NOA.al