Transmetuar më 28-11-2020, 12:07

Në përkujtimin e ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi të zhvillojë homazhe në varrezat e Deshmorëve të Kombit si dhe vuri një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”.

Më pas Basha zhvilloi homazhe dhe vendosi kurorë me lule në permendoren e Ismail Qemalit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke nderuar themeluesit e shtetit shqiptar në 28 Nëntor 1912.

Në mesazhin drejtuar shqiptarëve, Basha i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen për të tejkaluar pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë.

“Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë”, – theksoi Basha.

Basha u shpreh i bindur se 28 Nentori tjetër do e gjejë Shqipërinë edhe më të shëndetshme.

“Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur”, – tha kreu i demokratëve.

“Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit”, – shtoi ai.

Ndërkohë sot presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeperlamentari Gramooz Ruçi si dhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ishin në Vlorë, ku kryen homazhe para në sheshin e Flamurit para Monumentit të Pavarësisë .

Në përkujtimin e ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi të zhvillojë homazhe në varrezat e Deshmorëve të Kombit si dhe vuri një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”.

Më pas Basha zhvilloi homazhe dhe vendosi kurorë me lule në permendoren e Ismail Qemalit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke nderuar themeluesit e shtetit shqiptar në 28 Nëntor 1912.

Në mesazhin drejtuar shqiptarëve, Basha i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen për të tejkaluar pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë.

“Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë”, – theksoi Basha.

Basha u shpreh i bindur se 28 Nentori tjetër do e gjejë Shqipërinë edhe më të shëndetshme.

“Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur”, – tha kreu i demokratëve.

“Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit”, – shtoi ai.

Ndërkohë sot presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeperlamentari Gramooz Ruçi si dhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ishin në Vlorë, ku kryen homazhe para në sheshin e Flamurit para Monumentit të Pavarësisë ./a.m/NOA.al