“Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!”, Rama e nis ditën me fjalët e Ismail Qemalit
Transmetuar më 28-11-2020, 08:33

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për Pavarësinë.

Mëngjesin e 28 Nëntorit, kryeministri Rama ka vendosur të publikojë në profilin e tij, Facebook, shprehjen e njohur të Ismail Qemalit.

“Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!”.

Kjo shprehje e Ismail Qemalit është zgjeedhur nga Rama, në postimin e tij që shoqërohet me shkrimin: Fjalë të çmuara!

Më tej Rama ka ndarë edhe një foto nga Sheshi i Flamurit, Vlorë.

Sot është festë kombëtare për shqiptarët: festohet 108 vjetori i Pavarësisë./a.m/NOA.al