Transmetuar më 28-11-2020, 00:13

Diego Armando Maradona u shua ditën e mërkure në moshën 60 vjeçare pas një arresti kardiak, e shkaktuar nga një sulm në tru që kishte përjetuar para disa ditëve.

Ndërsa data 25 nëntor, koincidon me datën e vdekjes të komunistit kubanez, Fidel Kastro i cili ka ndërruar jetë pikërisht më 25 nëntor të vitit 2016.

Me veprat e tij gjatë fushës së blertë ai do të mbetet i paarritshëm. “El Pibe de Oro” ka pasur edhe dy idhuj në politikë si Che Guevarën revolucionari argjentinas dhe ish-kryeministrin e Kubës, Fidel Kastron, ku i ka pasur të dy tatuazh në trupin e tij.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as takimet e shpeshta dhe miqësia e Diegos me ish-udhëheqësit e tjerë komunistë të amerikës latine, si Evo Morales apo Hugo Chavez.