Kryemadhi zbulon se kush do jetë politikani që do zëvendësojë Ramën në krye të PS
Transmetuar më 27-11-2020, 23:56

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se Erion Veliaj do të jetë zëvendësuesi i kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi e tha këtë gjë mbrëmjen e sotme në "Zonë e Lirë".

Ajo tha gjithashtu se do dalë bashkë me kryedemokratin Lulzim Basha në fushatë.

“Pas 25 prillit, Erion Veliaj aspiron për t’u bërë kryetar i PS. Nuk është beteja e shqiptarëve, por mes atyre të dyve.

Opozita në 25 prill do shkojë bllok. Me Kodin e ri Zgjedhor minimumi janë 100 deputetë, tha Kryemadhi./noa.al/