Transmetuar më 27-11-2020, 22:43

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:55 pranë një pikë karburanti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Milloshevë.

Dy persona dyshohet se janë sulmuar nga tre persona të tjerë ku fillimisht ka pasur konflikt mes tyre dhe më pas është përdorur arma.

Sipas burimeve policore një person është plagosur dhe është nisur për në spital (QKUK).

Njoftimi nga Policia

“Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti, dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty, fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po ekzaminon vendin dhe po grumbullon prova për të kompletuar rastin”./noa.al/