“Kryerilindsi qesharak e pa kurrfarë lidhje me qeverisjen e shtetin, “dënon” çirakët e tij” – nga Bujar Nishani
Transmetuar më 27-11-2020, 20:52

Nga Bujar Nishani

Kryerilindsi qesharak e pa kurrfarë lidhje me qeverisjen e shtetin, “dënon” çirakët e tij për aktin më banal e qesharak siç janë ata vetë, të “heqjes” së titujve të nderimit dhënë me vendime kolegjiale prej institucioneve legale.

Kryerilindsi tenton të na shesë moral dhe parime, ligjore e kushtetuese me parlamentin e turpit.

Nëse ka një shembull të turpshëm e qesharak me titujt, nderimet e medaljet, ky është veç kryerilindsi.

Pasi nuk i dolën të gjitha pushtetet që grabiti, të gjitha institucionet që përdhosi, shpiku dhe “dekorata nga kryeministri”.

I vetmi rast në botë që një kryeministër jep dekorata e medalje. Qesharake pa fund !

Kryerilindsi nuk mund të pranonte që ky tagër kushtetues të jetë i Kryetarit të Shtetit, Kuq e Zi, (cilido qoftë ai në zyrë), por i Kryerilindsit Mavi !

Tashmë hipokrizia nuk ka më as kufi.

Shënim: Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit që mori sot Këshilli Bashkiak i Kukësit për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroit, vendim që u kritikua më vonë nga kryeministri Edi Rama. (a.m/NOA.al)