“Ballkani do të tronditet nga tërmete të forta”, Skënder Gjinushi vjen me një qasje tjetër për parashikimin e tërmeteve
Transmetuar më 27-11-2020, 19:15

Si dje një vit më parë u shënua një vjetori i tërmetit tragjik që mori 51 jetë në vendin tonë.

Tërmeti la edhe shumë të plagosur në vendin tonë, ndërsa dëmet materiale ishin të jashtëzakonshme.

Deri tani tërmetet konsiderohen të paparashikueshme.

Por kryetari i Akademisë së Shkencave, ish-politikani i njohur, Skënder Gjinushi, thotë se parashikime të përafërta do të ketë.

“Tërmetet nuk mund të parashikohen në datën apo orën e caktuar, por shkencëtarët kanë arritur të parashikojnë përafërsisht vitin kur do të bien tërmete”, – tha ai.

“Është fakt që shkencëtarët kanë parashikuar që njëherë në 40 vjet, Ballkani do të tronditet nga tërmete të forta, dhe po t’i referohesh historikut të tërmeteve, kjo dukuri ka ndodhur vërtet”, – u shpreh Gjinushi.

Kujtojmë se tërmeti i fundit tragjik para atij të 26 nëntorit të vitit të kaluar ka qenë ai i vitit 1979.

Skënder Gjinushi propozon që shkencëtarët e Ballkanit të kryesojnë studime të përbashkëta sepse tërmeti përfshin zakonisht më shumë se një shtet, sikurse të tilla janë pllakat tektonike.

“Kërkimet dhe studimet duhet të jenë të përbashkëta me shkencëtarët dhe sizmologët e Ballkanit, sepse ne nuk jemi fqinj vetëm mbi tokë, por edhe nën tokë” – tha Gjinushi./a.m/NOA.al