Transmetuar më 27-11-2020, 19:02

Diego Armando Maradona u bashkua me Barcelonën nga Boca Juniors, pasi kaloi vetëm një vit me klubin argjentinas.

Ardhja e tij te Barcelona i kushtoi klubit katalanas një shifër rekord në merkaton botërore në atë kohë, pas një marrëveshje me vlerë 5 milion dollarë.

Megjithatë, Maradona u shit te Napoli vetëm dy vjet më vonë për një tarifë prej 8 milion dollarësh, edhe kjo shifër rekord në merkaton e asaj kohe, në botë.

Presidenti i Blaugranës në atë kohë, Josep Lluis Nunez ka detajuar arsyet pse e shiti Maradonën.

"Unë kisha një ankesë nga policia, e cila erdhi dhe më tha që të jem shumë i kujdesshëm me çështjen [e Maradona, sepse përdor drogë", tha Nunez për TV3, në citimet që bëri publike “Mundo Deportivo”.

"Unë fola me Maradonën, i cili tha jo, nuk ishte e vërtetë. Të paktën kështu më tha. Por Barcelona duhet të kishte lojtarë me një imazh të rafinuar, të cilët nuk shkaktojnë konflikte me autoritetet dhe prishin imazhin e klubit. ”

"Ajo që unë kurrë nuk kam kuptuar është se një lojtar që largohet nga Barcelona, nuk thotë se ika për një kontratë më të mirë, por thotë se është faji i presidentit."

"Është e lehtë t’u shpjegosh të vërtetën tifozëve, që, si profesionist, duhet të përfitosh nga një ofertë më e mirë, sepse karriera jote është e shkurtër. Unë ende nuk kam takuar një lojtar që të thotë se po largohet nga Barcelona, sepse ai ka marrë një kontratë më të mirë diku tjetër ”.

Arsyet kryesore pse Nunez shiti Maradona te Napoli ishte për shkak të parave dhe problemit të drogës së legjendës që ndërroi jetë të mërkurën pasdite. Presidenti në atë kohë i Barçës pranon se nuk ishin paratë që pagoi Napoli për kartonin, por nuk donte që Maradona t’i prishte imazhin që ai mendonte se duhet të kishin lojtarët e Barcelonës.

Diego Maradona u largua për në Italinë e Jugut në vitin 1984 dhe dy vjet më vonë fitoi Kupën  e Botës,   ndërsa shënoi dy nga golat më të bukur dhe të diskutuar në historinë e futbollit botëror.

Maradona vdiq më 25 nëntor, pas një arresti kardiak, lidhur me një serë problemesh shëndetësore./a.m/NOA.al