Gjendet pa jetë biznesmeni i njohur në Greqi, e dogjën të gjallë në hotel
Transmetuar më 27-11-2020, 18:38

Një nga hotelierët më të njohur në Santorini të Greqisë u gjet i vdekur të Premten në mëngjes, pas një alarmi për zjarr.

Bëhet fjalë për biznesmenin Nikos Halaris, pronar i hotelit “Nikos Villas”. Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës thirrën Departamentin e Zjarrfikësve ndërsa panë tym nga brenda hotelit.

Kur mbërritën katër zjarrfikësit, ata panë të se po digjej trupi i pajetë i biznesmenit në fjalë, dhe më pas vendi u rrethua nga forca policie.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e krimit makabër.

Çështja u konsiderua shumë e rëndë dhe për këtë arsye oficerët e policisë nga Departamenti i Vrasjeve të Sigurisë së Atikës do të shkojnë nesër në ishull për të ndihmuar në hetime.

Sipas informacioneve, disa gjurmë u identifikuan të cilat pritet të shkojnë në laborator. /k.k/noa.al/