Deputeti i Kuvendit të Serbisë takohet me zv-kryeministren e Kosovës. Cili është më shqiptar mes tyre?! (Foto)
Transmetuar më 27-11-2020, 18:20

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, bëri bujë një ditë më parë në media lidhur me faktin se vendosi flamurin kuqezi para tavolinës, në vendin ku ai ishte ulur, brenda parlamentit serb.

Ndonëse replikoi me kreun e Kuvendit dhe me kryeministren serbe, për gjestin e tij, Shaip Kamberi duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga simbolet e identitetit kombëtar.

Deputeti nga Lugina e Peshecës dhe Bujanvcit është takuar sot me zv/kryeministren e Kosovës Albulena Balaj- Halimaj.

Në takim duket sikur deputeti i Kuvendit të Serbisë është shqiptar dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës është e huaj, në tryezë.

Tingëllon paradoksale, por Shaip Kamberi mban flamurin kuqezi para tij, ndërsa numri dy i qeverisë së Kosovës flamurin që simbolizon shtetin më të ri në kontinent.

“Një takim me zv/kryeministren e R. Kosovës Albulena Balaj- Halimaj”, – u shpreh shkurtimisht Shaip Kamberi, lidhur me takimin e sotëm./a.m/NOA.al