Transmetuar më 27-11-2020, 17:11

Bëri bujë veprimi i një italiani që shkoi poshtë dritares së spitalit ku ishte e shtruar gruaja e tij, e prekur nga koronavirusi.

Ai luajti në fizarmonikë dhe këndoi këngët e preferuara të bashkëshortes.

Por, për fat të keq, gruaja e Stefano Bozzinit, Carla Sacchi, ka ndërruar jetë në banesën e saj, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali.

Çifti ishte martuar para 47 viteve. /k.k/noa.al/

Serenatë në oborrin e spitalit, 81 vjeçari surprizon gruan e sëmurë me koronavirus (VIDEO)