Transmetuar më 27-11-2020, 17:10

Programi i vaksinimit ndaj gripit ka nisur që në fillim të tetorit me personelin mjekësor, atë të arsimit dhe më tej do të vazhdojë me të sëmurët kronikë.

Sipas ekspertes së vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, Erida Nelaj, 230 mijë dozat e fundit janë shpërndarë në të gjithë vendin për të vaksinuar edhe mësuesit dhe edukatorët, si dhe fëmijët 2-5 vjeç.

Nelaj tha se vaksinimi ndaj gripit nuk ëshë i detyrueshëm, ëshë i rekomanduar, por kërkesa e individëve ka qenë shumë e madhe ndaj këtë vit është 4 fishuar sasia e vaksinës.

E pyetur lidhur me faktin se sa e rrit imunitetin ndaj COVID vaksina e gripit, ekspertja e ISHP shpjegoi për Euronews Albania se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë, por fakti që vaksina e gripit na mbron ndaj një sëmundjeje virale, është një lloj mburoje edhe ndaj gjendjes virale që shkakton COVID.

/a.m/NOA.al