Transmetuar më 27-11-2020, 16:59

Studenti Rhys Reynolds sulmoi 72-vjeçarin Tony McCorry pasi shkoi në shtëpinë e tij pas krimit dhe telefonoi miqtë për të thënë se ai kishte "bërë diçka të tmerrshme".

Ai iku pa thërritur dot as edhe një ambulancë. i

Rhys Reynolds, 20 vjeç, u takua me 72-vjeçarin Tony McCorry në zonën e tij në Boldmere, West Midands, dhjetorin e kaluar.

Ai sulmoi babanë e dy fëmijëve pasi i kishte shkuar në shtëpi.

Një shoqe e tij mori një taksi pasi gjurmoi vendndodhjen përmes aplikacionit Snapchat të Reynolds dhe thirri 99. Një ekzaminim pas vdekjes gjeti dëmtime në fyt të McCorry dhe fraktura në brinjët e trupit të tij.

Gjyshi i tetë fëmijëve u rrit në një jetimore në Glasgow dhe u zhvendos në Birmingham në fund të viteve 1960. Ai u kujdes për të pastrehët dhe përshkruhet nga të afërmit si një njeri "i cili nuk kishte asgjë tjetër përveç bujarisë në zemrën e tij".

Reynolds, i cili pretendoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje, u lirua nga akuzat, por pas hetimeve u dënua më pas për “vrasje”.

Gjykatësi Francis Laird QC tha se aktori aspirues kishte gënjyer miqtë dhe policinë për atë që ndodhi brenda shtëpisë.

Reynolds i tha një shoku se McCorry kishte rënë në shkallët, por i tha një tjetri se ai e goditi atë me një tavëll. Gjykatëzi e akuzoi studentin edhe për faktin se nuk kishte thirrur ambulancën./a.m/NOA.al