Transmetuar më 27-11-2020, 16:34

Ky është momenti kur policia ka arrestuar në mes të rrugës politikanin gjerman, Karsten Hilse.

Sipas informacioneve, arrestimi i deputetit të AfD-së është bërë pasi ky i fundit i kishte treguar policisë një certifikatë të falsifikuar gjatë një proteste.

Po ashtu ai kishte bërë rezistencë gjatë shoqërimit.

Hilse po merrte pjesë në një protestë ndaj masave pandemike të vendosura nga shteti gjerman.

Sipas policisë, oficerët folën qetë me politikanin, duke ia bërë me dije se ai duhet ta vinte maskën.

Pasi nuk e pranoi, atij iu vendosën prangat. /k.k/noa.al/