“Duhet të lëvizni me urgjencë”, Ambasadorja Amerikane thirrje të fortë institucioneve për Kushtetuesen
Transmetuar më 27-11-2020, 15:30

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, edhe njëherë ka përsëritur apelin drejtuar institucioneve për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një mesazhi në Tuiter, Juri Kim shkruan se palët duhet të lëvizin me urgjencë në këtë drejtim.

“Takimi i djeshëm tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.

Sjell një hap më afër një Gjykate Kushtetuese që funksionon deri më 31 Dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.

Prej kohësh Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. /k.k/noa.al/