Transmetuar më 27-11-2020, 12:21

Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandar Vullin ka deklaruar se mbështet masën e heqjes së mundësisë për përdorimin e profileve false në internet.

Vullin e bëri deklaratën duke komentuar kërcënimet për vdekje që, sipas tij i janë bërë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në rrjetet sociale pak kohë më parë.

Gjatë një interviste për televizionin "Pink", Vullin tha se duhet të miratohet një ligj, i cili do të ndalonte hapjen e profileve në internet, pa treguar të dhënat e sakta personale.

Vullin nuk ka treguar se në çfarë mënyre do të mund të ndalohej një gjë e tillë nga Serbia, duke pasur parasysh që rregullat për hapje të profileve përcaktohen nga kompanitë e rrjeteve sociale dhe jo nga shtetet.

"Profilet false kanë bërë që të shkruhen pisllëqe në internet dhe kjo do të vazhdojë të ndodhë, deri sa ato të shfuqizohen".

Ai tha se kërcënimet që mori Vuçiç janë çështje për prokurorët dhe sistemin gjyqësor. Sipas tij, ato "krijojnë një atmosferë që familja e Vuçiçit është aq e kërcënuar sa që ata duhet të vriten". /e.a/noa.al/