Transmetuar më 27-11-2020, 08:13

Në fund të një ceremonie të shkurtër private, Diego Armando Maradona u varros pranë eshtrave të prindërve të tij në varrezat e "Jardin de Bella Vista", 35 kilometra nga Buenos Aires.

Kur mbërriti arkivoli, kishte sërish momente tensioni midis tifozëve që donin të afroheshin më shumë në hyrje dhe policisë që u përpoq të largonte turmën. Situata më pas u kthye në normalitet.

Për t’i dhënë lamtumirën kampionit, Buenos Aires "u pushtua" nga qindra e mijëra burra, gra e fëmijë, që prisnin me orë të tëra, shumë gjatë gjithë natës, për të hyrë në Casa Rosada dhe për të bërë homazhe për "Pibe de Or".

Një procesion madhështor, ndonjëherë kaotik, i cili filloi në 6 të mëngjesit dhe vazhdoi gjatë gjithë ditës, i shënuar nga lot dhe dhimbje, por edhe nga aksidente dhe përplasje mes turmës dhe policisë pasdite, kur familja këmbënguli të konfirmonte mbylljen e shtëpisë së varrimit në 16:30, pavarësisht nga mijëra njerëz që kishin pritur me orë të tëra për të qenë të pranishëm..

Dikush madje reagoi duke sulmuar agjentët me shkopinj, gurë dhe shishe dhe duke përmbysur barrierat metalike. Policia u përgjigj shkopinj gome dhe plumba manovër.

I njëjti kaos u përsërit në mbrëmje, kur arkivoli u zhvendos me nxitim, pasi një grup njerëzish hynë në oborrin e pallatit presidencial dhe agjentët përsëri duhej të përdornin forcën për të evakuuar ndërtesën. /e.a/noa.al/