Transmetuar më 26-11-2020, 22:31

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lezhë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur "Skuraj".

Një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin Gj.N., është përplasur me mjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./noa.al/