Transmetuar më 26-11-2020, 20:37

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka propozuar që stadiumi “San Paolo” të emërohet “Diego Armando Maradona”, për nder të gjeniut argjentinas të futbollit dhe atij botëror, i cili u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare.

Pritet që propozimi të shqyrtohet nga autoritetet lokale, ndërsa janë edhe tifozëtq ë thuhet se do të kërkojnë të njëjtën gjë.  Gjithashtu, në Argjentinë janë shpallur tre ditë zie në nder të tij, ndërsa pritet që “Dora e Zotit”, të marrë nderime mw të shumta në vendlindje.

Maradona bëri epokë edhe në Napoli, aty ku adhurohet ende nga mijëra tifozë, si të ishte një perëndi.

De Laurentiis e ka konfirmuar propozimin e tij nëpërmjet premtimit që i kishte dhënë,  pas ndarjes nga jeta të legjendës së Argjentinës (fitoi përveç Kupës së Botës, 1986, dy tituj me Napolin në Serie A dhe një kupë UEFA).

“Unë mendoj se t’ia vendosësh ‘San Paolos’ emrin tënd, është gjëja e duhur, në mënyrë që të vazhdosh me ne si një demonstrim i rrugës së shkëlqimit që ka marrë kjo skuadër nga ty. Vitet tuaja në Napoli janë të paharrueshme në kujtesën e napolitanëve. Simbol i një dëshire për hakmarrje dhe një ringjallje e përmalluar. Faleminderit Diego”, – thuhet në nga premtimi që presidenti i Napolit i kishte bërë Maradonës. /a.m/NOA.al