Transmetuar më 26-11-2020, 20:15

Shumë përdorues të rrjetit social Twitter apo edhe të rrjeteve të tjera sociale kanë ngatërruar vdekjen e legjendës së futbollit Maradonna me këngëtaren e famshme Madonna.

Gjatë ditës së djeshme, shumë persona kanë postuar në profilet e tyre mesazhe ngushëllimi me foton e këngëtares amerikane duke përhapur dhe shumë debat.

Pati edhe sajesa, si ajo e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili në mesazhin e ngushëllimit që u bë viral në rrjet, nuk gaboi me mbiemrin, por kujtoi se ndërroi jetë një emër i madh i muzikës botërore. Madje pretendoi se i kishte dëgjuar këngët, si për të thënë se pretendimet për vjedhjen e votave, janë po ashtu sajesa.

Në Australi raportohet se pati më shumë njerëz që u ngatërruan, pasi atje futbolli nuk është aq popullor si në Europë.

Këngëtarja e famshme nuk ka reaguar mbi këto postime dhe komente mbi "vdekjen" e saj.

Legjenda Diego Maradona ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 60-vjeçare.

/a.m/NOA.al

/a.m/NOA.al