Tronditëse! E shtruar tek Infektivi me Covid, 29-vjeçarja 7 muajshe shtatzënë humb jetën
Transmetuar më 26-11-2020, 19:09

Një 29-vjeçare e infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bëhet e ditur, se viktima ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, ose rreth 7 mujashe, por nuk ka arritur të shpëtohet as foshnja, ndonëse ka qenë nën monitorimin mjekësor.

Gruaja ishte pranuar fillimisht në Klinikën e Gjinekologjisë javën e kaluar, por në të njëjtën ditë ishte transferuar në Klinikën Infektive.

Tre ditë më vonë u çua në Mjekim Intensiv Qendror ku ishte intubuar për shkak të gjendjes së rëndë.

“Mund t’ju konfirmojmë informacionin se një grua shtatzënë (1991) ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për mediat kosovare.

Është rasti i dytë që një grua shtatzënë humb  betejën me Covid në Kosovë që nga muaji mars./a.m/NOA.al