Transmetuar më 26-11-2020, 18:18

Deputeti shqiptar në parlamentin serb ka vendosur flamurin kombëtar në sallën e Kuvendit të Serbisë gjatë seancës së sotme plenare.

Kamberi përballë flamurit të Serbisë ka vendosur edhe atë kuq e zi.

Ky veprim i deputetit nga Lugina e Preshevës dhe Bujanovcit ka nxitur reagimin e kryetarit të Kuvendit serb, Ivica Daçiç.

Daçiç i kërkoi Kamberit ta largojë flamurin duke thënë se kjo përbën shkelje të rregullave të Kuvendit.

“Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të Kuvendit, unë ju kërkoj të hiqni flamurin”, ka thënë Daçiç.

Kamberi iu kthye duke i thënë se është censura ajo që po e shtyn Daçiçin t’i kërkojë heqjen e flamurit.

Pas kësaj Kamberi u pajtua ta largojë flamurin.

Kurse, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se fakti që Kamberi diskuton mbi flamurin e Shqipërisë, në vend të problemeve të brendshme.

“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Bërnabiç.

Por Kamberi i tha se nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësimit, por nëse nuk kemi identitet,  gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar, sesa një flamur shtetëror”, – tha Kamberi në mes të Kuvendit të Serbisë./a.m/NOA.al