Transmetuar më 26-11-2020, 18:04

Pas një sherri mes të rinjve, që degjeneroi në dhunë fizike, ku edhe u plagos një 17-vjeçar pak ditë më parë ne Peshkopi, policia ndaloi dy nga të akuzuarit.

Nën hetim për ngjarje janë dy të rinjtë: Argen Tuka 18 vjeç dhe Daniel Dikollari, 19-vjeç.

Policia tha se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me dy të tjerë, që ende nuk janë arrestuar, akuzohen se goditën 17-vjeçarin me sende të forta, duke e plagosur atë.

Shkaku i sherrit si dhe përgjegjësia e dy të ndaluarve është çështje e hetimeve të mëtejshme./a.m/NOA.al