Transmetuar më 26-11-2020, 17:49

Kush e kishte menduar që një robot do të bënte testimet e personave të dyshuar me Covid-19.

Këtë e ka bërë të mundur një shpikës në Egjipt, i cili ka krijuar një robot me telekomandë për të kryer testimet për Covid-19.

Roboti mund të fusë tamponin në gojën e një pacienti.

Mahmoud el-Komy, i cili ka nisur të testojë robotin në një spital në  Kajro, thotë se ai mund të masë gjithashtu temperaturën e pacientëve dhe t’i paralajmërojë ata nëse janë pa maskë.

Roboti i quajtur Cira-03, mund të ndihmojë në kufizimin e ekspozimit ndaj infeksionit dhe parandalimin e përhapjes. /k.k/noa.al/