Transmetuar më 26-11-2020, 17:33

Një shtëpi dykatëshe në Dajç të bashkisë Shkodër është grabitur në mes të ditës, madje për disa ditë, përmes një skeme që askush nuk e ka kuptuar, derisa banesa u zbraz e tëra.

Gjithçka u zbulua tre ditë më parë nga të afërmit e pronarit të banesës Broz Kola, i cili prej vitesh jeton në Itali bashkë me familjen.

Sipas të afërmve të familjes Kola, autorët ishin maskuar si punotorë që do të bënin punime dhe janë futur brenda oborrit me një kamionçinë.

Për pak ditë ata kanë shkuar çdo ditë duke vjedhur çdo gjë që ishte brenda, dhe i largonin sendet e shtëpisë, gjoja sikur po i hiqnin prej aty për të kryer punimet.

“Kam ardhur dhe kam parë që grrila thjesht ishte e kapur. Kur e kam hapur, kam gjetur shtëpinë komplet rrëmujë. Kanë ardhur si punëtorë ndërtimi për tre-katër ditë dhe i kanë ngarkuar me kamion”– thotë i afërmi.

E motra e pronarit të banesës thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 50 mijë eurove.

Shtëpia ishte arreduar kohët e fundit me mobilje moderne.

Sipas dëshmive të banorëve, autorët kanë qenë të pa maskuar, kur grabitën banesën me kamion.

Policia ka nisur hetimet he ka sekuestruar disa kamera sigurie që ndodhen në zone, për identifikimin e autorëve./a.m/NOA.al