Transmetuar më 26-11-2020, 16:55

Ai ka qenë ministër i Jashtëm i Kosovës dhe ia di më mirë vlerat. Ndoshta ajo e ka bërë edhe më mirë punën e ambasadores sesa i gjithë ekipi diplomatik që Behgjet Pacolli ka drejtuar për shumë kohë.

Rita nuk është paguar dhe as ka përfituar nga ndonjë privilegj shtetëror, si ndryshim nga të gjithë ambasadorët që përfaqësojnë zyrtarisht Kosovën.

Prandaj Beghjet Pacolli i dedikoi një mesazh publik në ditëlindje këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

“Sot është ditëlindja e një artiste shumë të madhe”.

“Rita Ora është një vajzë që ka bërë shumë gjëra pozitive për vendin e saj. Një ambasadore e rëndësishme! Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu-Ora. Urime 30 vjetorin e lindjes, Rita!”, – tha në mesazhin e urimit Pacolli, duke ndarë një foto krahas ikonës së muzikës.

Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy këngëtare shqiptare me origjinë nga Kosova, të cilat kanë një impakt të jashtëzakonshëm në mbarë publikun botëror, prej talentit dhe famës që ata kanë ngritur përmes muzikës. Më kryesorja, ato kudo që shkojnë pranojnë plot krenari origjinën dhe mbrojnë me dinjnjitet identitet e tyre kombëtar.

Ndaj edhe sot Rita Ora e meriton të ketë një urim nga çdo shqiptar.   /a.m/NOA.al