Transmetuar më 26-11-2020, 16:47

Autoritetet zvicerane kanë kërkuar dëbimin e një shqiptari të Maqedonisë së Veriut, i cili ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas i preu kokën.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018

Sipas mediave zviceriane, Fatmir T., është arrestuar në aeroportin e “Zurich”, pasi autoritetet i kanë gjetur në një çantë kokën e një gruaje të mbështjellë me peshqir mëndafshi brenda një qese plastike, që rezultoi të ishte gjyshja e tij, Miradije T., 74-vjeçe.

Krimi horror ndodhi në banesën e familjes së tij në Frauenfeld të Zvicrës.

Në atë kohë u tha se, pasi kishte mbytur gjyshen, i riu kishte marrë një thikë për t’i prerë kokën.

Zyra e prokurorit publik të Thurgau në Zvicër kërkon që të urdhërohet një masë spitalore dhe i riu të dëbohet nga vendi për 15 vite. /k.k/noa.al/