Transmetuar më 26-11-2020, 15:39

Sot një vit. Koha e kaluar që prej 26 nëntorit të 2019 nuk e ka zbehur dhimbjen e Ilijas, babait të Xhesika Biqikut,  e cila humbi jetën nga tërmeti në Tiranë.

I vetëm i ulur përpara pallatit që i mori jetën 20 vjeçares, Ilija trazon kujtesën me fotografitë e mbyllura në valixhen e shtrenjtë për të.

Momentet e lëkundjeve të forta te 26 nëntorit  nuk është e lehtë të harrohen.

Gjithashtunga dhimbja nga ajo që ka lënë pas tërmeti nuk është fshirë as te fëmijët.

Ergi vogëlushi 8 vjeçar përjetimet i ka hedhur në letër, pasi nga jashtë shihte shtëpinë e tij në Durrës të shkatërrohej.

Për gjyshin 69 vjeçar, Afrim Kalanë  të rikthehesh një vit pas tërmetit në pallatin e dëmtuar është e papranueshme të shikosh se asgjë nuk ka ndryshuar.

Rrënojat janë po aty sikur sapo tërmeti të kishte ndodhur pak orë më parë./a.m/NOA.al