Transmetuar më 26-11-2020, 15:06

Një sasi lënde narkotike e llojit heroinë është kapur në një makinë të ngarkuar me dru.

Në aksin Elbasan-Metalurgji, është ndaluar me automjet një 46-vjeçar me inicialet G. B.

Sipas burimeve zyrtare, janë gjetur 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroine, me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë, si edhe një sasi  kanabisi.

Ndërkaq, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Nuk dihet ende destinacioni i lëndës narkotike.

Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë, thonë burimet zyrtare. /k.k/noa.al/