Transmetuar më 26-11-2020, 14:01

Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty-t, që përfshinte në akuzat e tij për krime lufte luftëtarët e UÇK-së.

Po ashtu, ky Komision do të ketë për qëllim hetimin e krimeve në disa zona të veriut të Shqipërisë, të quajtura burgje të UÇK-së, sipas kërkesës së bërë dje nga 18 deputetë të mazhorancës.

Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend, thuhet se Komisioni do të hetojë edhe rolin e politikanëve shqiptarë në raportin e Dick Marty-y. /e.a/noa.al/