Transmetuar më 26-11-2020, 13:41

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 7 të dënuarve për trafik droge, vjedhje me armë apo edhe tentativë vrasjeje.

Personat e dënuar janë: Amant Sadikaj, Sinan Prenika, Anxhelo( Fatjon) Demiri, Eduart Karaj, Alfred Lleshaj, Sokol Djegesina (Pjollaj), Edmond Mamushi.

Më konkretisht:

Amant Sadikaj banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

Sinan Prenika banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Anxhelo (Fatjon) Demiri banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Eduart Karaj banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Alfred Lleshaj  banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Sokol Djegesina (Pjollaj)  banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Edmond Mamushi  banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.