Transmetuar më 26-11-2020, 13:34

Hero i padiskutueshëm në fushën e futbollit, Diego Armando Maradona shënoi "gola" edhe në zemrat e disa grave.

Jeta e tij private ka qenë e trazuar, të paktën, midis grave, të dashurave dhe flirteve të vërteta e atyre të pretenduara.

Nga martesa me Claudia Villafanen, te historia me Cristiana Sinagran, nga marrëdhënia me Valeria Sabalain, tek ajo me Veronica Ojeda, "Pibe de Or" ka qenë gjithmonë protagonist i kronikave rozë krahas atyre sportive.

Në vitin 1989 Diego u martua me Claudia Villafanen, me të cilën qëndroi deri sa u divorcua 15 vite më vonë, në 2004.

Edhe pse ishte e vetmja grua e tij (me celebrim), Claudia sigurisht nuk kishte ekskluzivitetin në zemrën e Maradonës, pasi gjatë viteve të tyre së bashku, ka pasur shumë histori të tjera.

Ceremonia e tyre e martesës, megjithatë, ishte legjendare, me një tortë 8 katëshe dhe Fidel Castron midis 1,200 të ftuarve.

Nga dashuria e tyre lindën dy vajzat e para të futbollistit: Dalma Nerea dhe Giannina Dinorah.

Midis grave që dashuroi Maradona është edhe Heather Paris, me të cilën përjetoi një histori dashurie kalimtare, por intensive.

Edhe Caroline e Monakos gjithashtu i hyri në zemër, por pa u kthyer në një furi ndjenjash. Në vitin 2017, ishte Carmen Di Pietro e cila zbuloi gjithashtu se kishte një lidhje me kampionin, kur ai luante për Napolin.

Megjithatë, më e përfolura ishte lidhja me italianen Cristiana Sinagra, e cila filloi kur Diego u kthye në një "yll" me fanellën e Napolit. Nga lidhja e tyre lindi, në 1986, Diego Armando jr, i njohur nga babai i tij vetëm në vitin 2008 pas një testi të ADN-së.

Një vajzë tjetër e Maradonës, e njohur gjithashtu pas divorcit me Claudia, është Jana, e lindur nga marrëdhënia me Valeria Sabalain.

Nga ana tjetër, Magali (një tjetër vajzë), nuk u njoh kurrë nga ai: e lindur në vitin 1995, ajo u rrit pa ditur identitetin e prindërve të saj. Pasi nëna biologjike u gjet se cila ishte, Diego nuk e pranoi si fëmijën e tij.

Pas përfundimit të martesës me Villafanen, Maradona ishte i lidhur për shumë vite me Veronica Ojeda me të cilën, në vitin 2003, pati fëmijën e fundit: Diego Fernando.

Ardhja në jetë e Diegos së ri, gjithsesi shkaktoi një seri betejash gjyqësore midis familjes së re të kampionit dhe ish-gruas dhe vajzave të tij të para, për çështje të trashëgimisë në të ardhmen. Gjërat u bënë edhe më të komplikuara kur "Pibe de Or", njohu atësinë edhe për 3 fëmijë të tjerë nga gra të ndryshme në 5 vitet që kaloi në Kubë (2000-2005).

Dashuria e fundit, të paktën ndër ato zyrtare të Diegos, ishte ajo për futbollisten, Rocio Oliva. Që të dy kishin planifikuar dasmën, por ky plan ishte para ndarjes në vitin 2018 pas gjashtë vitesh së bashku. /e.a/noa.al/