Transmetuar më 26-11-2020, 11:56

Del autopsia zyrtare mbi shkaqet e vdekjes së legjendës së futbollit Diego Armando Maradona. Shkaku i vdekjes, sipas ekspertëve mjeko-ligjor, ka qenë “insufiencë kardiake akute” me "kardiomiopati të zgjeruar”,  shkruajnë mediat argjentinase. Sipas mjekëve, pamjaftueshmëria ishte gjeneruar nga “edema akute pulmonare”. Maradona mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme në moshën 60-vjeçare.

Personi i fundit që pa kampionin gjallë ishte nipi i tij, Jonatan Esposito, në orën 11:00 të ditës së djeshme.

Vdekja e Maradonas ka sjellë reagime nga mbarë bota e futbollit dhe jo vetëm, ndërsa Argjentina ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Ndërkohë në zi është edhe qyteti italian i Napolit, pasi pikërisht me klubin me të njëjtin emër, Maradona ka shkruar historinë në periudhën 1984-1991, kur ka fituar edhe dy tituj kampionë në Itali. /e.a/noa.al/