Transmetuar më 26-11-2020, 11:29

E gjithë Argjentina do të jetë në zi kombëtare për tre ditë pas vdekjes së Diego Maradonës, trupi i të cilit mbërriti në pallatin presidencial në Buenos Aires.

Në momentin kur arkivoli i 60-vjeçarit u nxorr nga ambulanca dhe u dërgua në pallat, një grup tifozësh shpërthyen në lot.

Ikona argjentinase ndërroi jetë të mërkurën në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një sulmi në zemër.

Maradona gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për klube, si Barcelona dhe Napoli, ndërsa ishte kapiten i Argjentinës në fitimin e Kupës së Botës në vitin 1986. /e.a/noa.al/