‘Me super mbrojtje’, ministrja Manastirliu flet në Kuvend me dy maska (FOTO)
Transmetuar më 26-11-2020, 10:39

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqet në Kuvend me dy maska, njëra mbi tjetrën.

Siç shihet dhe në foto, ministrja ka dalë në foltore “me super mbrojtje”, me një maskë kirurgjika dhe mbi të një maskë tekstili.

Të gjithë deputetët e mazhorancës janë sensibilizuar dhe kanë vendosur maskë të njëjtë, me ngjyrë portokalli.

Por, socialistët e tjerë ndryshe Manastirliu mbajnë vetëm maskën prej tekstili. Kujtojmë se, Covid-19 nuk ka kursyer as kabinetin e Ramës dhe as Kuvendin.

Disa ministra janë infektuar nga virusi e po ashtu dhe disa ligjvënës, nga të dy krahët politikë.

/S. H   /NOA.al